Ganimete Musliu nuk e pranon dhuratën nga Kurti, tregon se ja ka kthyer personalisht dhuratën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festave të fundvitit ua ka dërguar deputetëve nga një dhuratë simbolike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, deputetja Ganimete Musliu, ka treguar se nuk e ka pranuar dhuratën, duke thënë se sot e ka kthyer personalisht dhuratën.
Postimi i plotë:
Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shëndrru në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentoj të poshtëroj e denigroj deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri.
Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa protezat invalidet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuraten.
(Kosova Sot Online)