Lexoni edhe:
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë
Një shërbim monitorimi i lidhjes thotë se lidhja e internetit ka rënë në Rripin jugor të Gazës, transmeton "Kosova Sot Online ".
NetBlocks konfirmoi një “kolaps në lidhje” në zonat në jug, një zonë ku disa kompani të telekomunikacionit kanë rinovuar ditët e fundit.
Interneti ka qenë i fikur dhe i ndezur që nga fillimi i konfliktit, e Hamasi pretendon se Izraeli qëndron pas ndërprerjes.
Trafik droge nga Shqipëria drejt ItalisëLexoni edhe:
Nga ana tjetër, Izraeli në përgjithësi nuk ka komentuar ndërprerjet e internetit gjatë konfliktit, transmeton Telegrafi.
Mbrëmë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se operacionet e IDF-së do të zgjerohen në të gjithë enklavën, me një fokus të veçantë në qytetin jugor të Khan Younis, të cilin ai e quajti “kryeqyteti i terrorit”.
Informacionet e fundit nga Rripi i Gazës thonë se po zhvillohen takime për të rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes për armëpushim. Kjo do të varet nëse të dyja palët bien dakord se cilët pengje do të lirohen.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, njoftoi dje se pothuajse 20,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës.
(Kosova Sot Online )