![](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/20/200x200_konjufca-grabovci-600x3601703069976.png)
Lexoni edhe:
Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend
Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Në këtë gjykim, ishte ftuar si dëshmitar nga Prokuroria edhe ish-deputeti i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili u shpreh i pakënaqur dhe protestoi te gjyqtarja, transmeton "Kosova Sot Online ".
“E pse kam ardhë unë këtu, a bën me më kallzu dikush”, pyeti Hamiti.
Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës në KuvendLexoni edhe:
Gjyqtarja i sqaroi se ai është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria.
“Atëherë unë du me fol sot, se nuk e kam njet me u en’ sallave…qe shtatë vjet është kjo”, tha Hamiti.
Pastaj gjyqtarja i tha se nuk mund të mbahet seanca meqë i pandehuri nuk është prezent.
“Kurrfarë kushtesh ligjore. ..për sot as unë s’kam marrë thirrje të vërtetë”, tha Hamiti.
“Thirrje të vërtetë keni marr përmes policisë, adresa është e pasaktë, e kemi çu për verifikim”, tha gjyqtarja.
Hamiti replikoi sërish ku tha se adresa është e saktë, derisa gjyqtarja u largua nga salla gjatë kohës sa Hamiti po vazhdonte të fliste.
(Kosova Sot Online )