
Komuna e Prishtinës miraton vendimin: Një veturë e secilës familje do ta ketë parkingun falas

Seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës u mbajt sot ku ndër tjerash si pikë e diskutimit ishte edhe rregullorja e parkingjeve në kryeqytet, respektivisht Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Pas diskutimeve, opozita propozoi plotësim-ndryshimin e draft-rregullores ku parashihet edhe çmimorja e re, përmes te cilës veturat e para për zonat e caktuara të jenë pa pagesë, derisa veturat e dyta të paguajnë 30 euro në muaj ose 300 euro në vit.
Në këtë seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me LDK në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)