
Presidenti i këtij shteti nesër vjen në Kosovë

Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, e pret nesër në takim kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zyra e Kurtit njofton se “mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit”.
Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 11:40, thekson ZKM në njoftim.
Takimi pritet të nis në orën 12:00.
(Kosova Sot Online)