Diaspora pret deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

  • E.k /
  • 22 December 2023 - 15:20
Diaspora pret deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Fluks më i madh i veturave është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 300 metra. Situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë.

Kurse në Merdarë pritja e qytetarëve është 30 minuta.

(Kosova Sot Online)