Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tutje, Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i Policisë:
HETIM I VDEKJES
Rr. Ali Hadri, Prishtinë 21.12.2023 – 05:30. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)