Vdes një foshnje e porsalindur në Suharekë
Një foshnjë e porsalindur ka vdekur dje në Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24 orësh, prindërit e kanë dërguar në emergjence foshnjen pasi që iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, por sipas mjekut kujdestar foshnja ishte dërguar pa shenja jete.
Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Suharekë 21.12.2023 – 15:40. Raportohet se nga prindërit është dërguar në emergjence foshnja e porsalindur, pasi që iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, foshnja është sjell pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)