
Për festën e Krishtlindjeve sot do të mbahen organizime të ndryshme

Sot në Prishtinë do të mbahen organizime të ndryshme, me rastin e Krishtlindjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Më fillim prej orës 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.
Ndërsa, nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.
Mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.
(Kosova Sot Online)