Në këtë vend të Kosovës gruaja shtatzënë goditet nga vetura, dyshohet se ka humbur binjakët
Pasi dyshohet se ka goditur një këmbësore shtatzënë, është arrestuar një person në Vushtrri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit të Policisë, gruaja dyshohet se ka humbur binjakëet ende pa lindur, ndërsa ajo është në gjendje të rëndë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – FATALITET- Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)