Tamara Ziv uron besimtarët katolikë për kremtën e Krishtlindjes
Kremtën e Krishtlindjes, sonte në mbarë botën e nisin besimtarët katolikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët e krishterë në Kosovë për këtë festë.
“Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, thuhet në urimin e saj.
Në mesnatë në katedralen Shën “Nënë Tereza”, mbahet mesha qëndrote e Kërshëndellave.
Kjo meshë do të udhëhiqet nga Imzot Dodë Gjergji.
Ai me këtë rast do të jap edhe mesazhin për festën më të madhe katolike.
(Kosova Sot Online)