Mitrovicë: Arrestohet një person, rrahu gruan e tij pas një mosmarrëveshje
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë 24.12.2023-16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)