![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës
![Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/25/auto_kufiri-bllac-600x3601703505775.jpg)
Një shtetas kosovar është kapur me armë dhe municione në kufirin e Bllacës, pëcjell “Kosova Sot Online”.
Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.
Në njoftim thuhet se arma dhe municionet janë konfiskuar.
“Pistoleta CZ Shadoë 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm.
Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
(Kosova Sot Online)