Kryetari i Deçanit për çiftin që vdiq në bjeshkët e Junikut: Tronditës lajmi për vdekjen tragjike
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ramosaj është shprehur se është tronditur për vdekjen tragjike të çiftit.
“Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar Ramosaj.
(Kosova Sot Online)