Tahiri: Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare

  • E.k /
  • 26 December 2023 - 14:07
Tahiri: Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha me ironi se qytetarët po ndiejnë në xhep efektet e mira të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti me marrjen e faturave të larta të energjisë këtë muaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri tha se faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare.

“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndiejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)