39-vjeçari gjendet i vdekur në banesë në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 39-vjeçar, është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. Sh., i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)