
Deputetja e LDK-së ia numëron Qeverisë dështimet

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se Qeveria Kurti është gati në fund të mandatit zyrtar me bilanc negativ, përcjell “Kosova Sot Online”.
Deputetja ajo ka renditur dështimet, si rritja e varfërisë, çmimet e larta të shportës familjare, rrymës, naftës, aferat e Martin Berishajt, afera e rezervave shtetërore.
Postimi i saj i plotë:
Qeveria Kurti 2 me shumicë parlamentare, gati në fund të mandatit zyrtar, e ka një bilanc jo vetëm negativ në fund të këtij viti, por edhe më shumë se kaq. Ajo dështoi në çdo gjë, me theks të veçantë, me kthim prapa në:
Rritje të varfërisë
Emigrim të lartë e intensiv të qytetarëve të Kosovë, me punësim vetëm në Gjermani
Rritje të çmimit të shportës familjare
Rritje të çmimit të energjisë dy herë
Rritje të çmimit të naftës
Afera e energjisë me Martin Berishajn dhe mbrojtja nga Qeveria
Hetimet në KEK
Afera e rezervave shtetërore për grurin e vajin
Bojkotimi nga mazhoranca për Komisionin Hetimor mbi aferën e rezervave shtetërore
Reduktimet e larta të energjisë elektrike
Kthim mbrapa në shëndetësi me ministra që dhanë dorëheqje e rikthim ministri të dështuar në zgjedhjet në Prishtinë
Degradim në arsim
Dështim për ta faturuar rrymën në Veri
Shumë shkelje kushtetuese
Rritje e importit nga Serbia
Prishja e raporteve me Shqipërinë
Përçarja e shqiptarëve në Luginë, Tetovë e Ulqin
Asnjë njohje e re për Kosovën
Asociacion me vetëmenaxhim
Performancë degraduese në ndërmarrjet publike
Humbje e milionave në Arbitrazh Ndërkombëtar
Rënie e investimeve të huaja e të mërgatës
Vazhdim i shitjeve nga AKP, ndonëse premtonte ndaljen e tyre
Konflikt me të gjitha sindikatat
Zvogëlimi i pagave për shumë kategori, përfshirë profesorët universitarë
Mungesa e transparencës
Kapja e çdo bordi të ndërmarrjeve publike
Nepotizëm
Militantizëm partiak në punësim
Korrupsion
Tentim për ta kapur drejtësinë
E shumë dështime në çdo fushë.
(Kosova Sot Online)