Kjo është 34-vjeçarja që u gjet e vdekur sot, dyshohet se u hodh nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë- Lipjan
Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, transmeton “Kosova Sot Online”.
Bëhet fjalë për Artila Kameri, e cila sipas raportimeve ka kërcyer nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë- Lipjan.
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.
Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.
(Kosova Sot Online)