![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
34-vjeçarja që vdiq sot kishte fituar një çmim në Kampionatin e Estetikës në Napoli
![34-vjeçarja që vdiq sot kishte fituar një çmim në Kampionatin e Estetikës në Napoli](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/28/auto_1221703773364.png)
Artila Kameri, 34 vjeç, vdiq sot, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë – Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK’në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë.
Kameri kishte shkruar se këtë sukses ia ka kushtuar vetes.
“Intervista ime ne RTK pasi morra çmimin e 4-te ne kampionatin boteror te estetikes qe u mbajt ne Napoli te Italise. Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja.”
(Kosova Sot Online)