Lavrov: BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Rusia pretendon se Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut”, u shpreh ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, në një intervistë për median Rusia24.
Kryediplomati rus përsëriti retorikën e zakonshme se perëndimi po tenton të përsërisë skenarin e Ukrainës të vitit2014 për të përmbysur lidershipin edhe në Beograd.
“Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me një grusht shteti”, u shpreh Lavrov.
(Kosova Sot Online)