
Mehaj: Adem Jashari,do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut

Ish-mininistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar të gjithë veteranët me rastin e Ditës së Veteranit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mehaj duke uruar veteranët ka thënë se nuk duhet harruar dëshmorët e kombit dhe invalidet e luftës.
Tutje, ai ka shtuar “në kujtim të kësaj lufte dhe përpjekjeve tona për liri, çlirim dhe pavarësi nga shteti serb, përpjekje këto nder vite e dekada, sot shënojmë ditën e veteranëve, e cila është datë me peshe në historinë tonë me të re”.
“Komandanti ynë heroik dhe historik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut.
Nga zemra uroj gjithë veteranët e Kosovës për ditën e tyre meritore”, ka shkruar Mehaj.
(Kosova Sot Online)