“Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit

  • 30 December 2023 - 12:08
“Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit

Xhavit Jashari nga OVL e UÇK-së dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Albin Kurtit për mënyrën e trajtimit të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta në Ditën e Veteranit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Jashari ka thënë se Kurti “po shkel mbi gjakun e dëshmorëve” dhe sipas tij Qeveria e Kurtit është “Anti UÇK”.

“Është e vetmja qeveri pas luftës që është Qeveri anti-UÇK. Kurti dhe vartësitë e tij kanë bërë përpjekje për t’i goditur luftën e UÇK-së, duke iu mohuar të drejtat këtyre kategorive. Në 2024 presim interpretimin e Kushtetueses që i goditi veteranët duke i larguar nga paga minimale dhe do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që I bëhet luftës së UÇK-së. Ka bërë shkelje ligjore duke iu mohuar pensionin padrejtësisht”, ka thënë Jashari.

“Ka shkelë mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve, por bashkërisht në vitin2024 do t’i themi stop, jo vetëm këtij kryeministri, por çdo kujt që bën përpjekje për të atakuar luftën e UÇK-së”, ka shtuar tutje Jashari.

Për media ka folur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kurti në çdo situatë “gjen arsye për të fyer, nëpërkëmbur e poshtëruar” policinë, ushtrinë e Kosovës dhe UÇK-në.

“Kryetari i qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet…në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i  nëpërkëmbë”, ka deklaruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online )