![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Pa viza, sot në orën 8:00 të mëngjesit bëhet fluturimi i parë
![Pa viza, sot në orën 8:00 të mëngjesit bëhet fluturimi i parë](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/01/auto_fluturimi-1280x699-1-600x3601704091437.jpg)
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen, transmeton "Kosova Sot Online".
Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë sot në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.
(Kosova Sot Online)