Në ditën e Vitit të Ri burri e rrah gruan në Gjakovë, e bën për spital
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti në ditën e Viti të Ri dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se të dy kanë marrur tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij.Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit viktima është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.
(Kosova Sot Online)