Liberalizimi i vizave: Hasani: Një hap i vonuar, i dobishëm për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

  • E /
  • 01 January 2024 - 15:50
Liberalizimi i vizave: Hasani: Një hap i vonuar, i dobishëm për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka shkruar se sot është një ditë e mirë për Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".

Hasani ka uruar që të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Hasani ka shkruar se ky është një hap i vonuar që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë”, shkruan ministri Hasani.

(Kosova Sot Online)