![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Rrahje mes gjashtë personave në Pejë, bëhen për spital
![Rrahje mes gjashtë personave në Pejë, bëhen për spital](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/01/auto_rrahje-1-1130x6351704121357.jpg)
Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur dje pas një mosmarrëveshje dje në Pejë, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia njofton se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 copë fishekë
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)