Vjen paralajmërimi: Në muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve në Kosovë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 13:35
Vjen paralajmërimi: Në muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po kërkon nga Qeveria e Kosovës të krijojë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa flet për ikjen e të rinjve, ai konsideron se gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë mjaft sfidues në aspektin e fuqisë punëtore për bizneset.

“Tani është një mundësi pak më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh… Për gjashtëmujorin e parë po, padyshim se bizneset do të kenë sfidë (për punëtor) dhe shto këtu edhe procedurat e thjeshtësuara sidomos të shtetit gjerman”, thotë Rafuna, sipas kp.

(Kosova Sot Online)