![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Rritet numri i vizitorëve në hotele, regjioni i Pejës më i frekuentuari
![Rritet numri i vizitorëve në hotele, regjioni i Pejës më i frekuentuari](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/11/auto_s960_Hotel_sign-780x4391673440744.jpg)
Regjioni i Pejës prinë për nga numri i vizitave në hotele, përcjell "Kosova Sot Omline".
Sipas të dhënave të ASK-së , numri i vizitorëve në baza mujore vazhdon trendin e rritjes. Ndërsa vizitorë të huaj raportohet të jenë nga shtetet si Shqipëria, Zvicrra, Gjermani.
“Në Nëntor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 46 726, prej tyre 48,6%, ishin vendorë dhe 51,3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Nëntor të vitit 2022 (sa ishin 34 659 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 34,8%”, thuhet në raport.
“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 6 581, vizitor dhe më 31 498, net-qëndrimi.
Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Nëntor 2022) ka rritje te vizitoreve për 4,3%. Në total 23 982 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
(Kosova Sot Online)