Në kufirin Kosovë-Serbi shihen duke kaluar vetura me tabela RKS
Në ditën e tretë të 2024-ës, në vendkalimin kufitar në Merdar, kolonë e gjatë e automjeteve është parë të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në kufirin Kosovë-Serbi janë parë teksa kalojnë dhe një numër i automjeteve me targa RKS.
Po nga 1 janari, automjetet e regjistruar me targa të Republikës së Kosovës lejohen të kalojnë edhe në territorin e Serbisë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Republikës së Kosovës (QKMKK) e cila monitoron hyrje-daljet në pikat kufitare të Kosovës, pritjet për të dalë nga Kosova në vend kalimin kufitar në Merdar janë deri në 2 orë.
(Kosova Sot Online)