Cilat ishin ndër ngjarjet më të rënda në 2023-tën në Kosovë?
Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe vrasja Liridona Ademaj, janë ndër ngjarjet më të rënda që ndodhën gjatë vitit 2023 në Kosovë. Bajraktari vlerëson se sistemi i drejtësisë në vend është i brishtë, për faktin se kryerësit e veprave penale janë recidivistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Po në bindjen time dy ishin ngjarjet të cilat natyrisht që bëjnë vitin ngjarjet më të rënda më tragjike është padyshim sulmi i datës 24 shtator sulmi terrorist në përmasat e agresionit në Banjskë të Zveçanit por natyrisht edhe vrasja e të ndjerës Liridona Ademaj për nga mënyra e bindjes përfshirja siç ndryshohet tek bashkëshorti i saj sjellja e tij para e pas vrasjes përfshirë edhe faktin që aty ishin fëmijët në bindjen time e bënë prej ngjarjeve të themi më hatashme jo vetëm të vitit 2023 por edhe më gjatë”, ka thënë Bajraktari.
Ai pati kritika edhe ndaj sistemit të drejtësisë për mosashpërsim të dënimeve të kryerësve të veprave penale. Ai kërkon që organet ligjzbatuese t’i ashpërsojnë dënimet.
“Fakti që një pjesë bukur e madhe kryerës të këtyre vepra penale përfshirë vrasjet grabitjet por edhe jo vetëm që ishin përsëritës të veprave penale përkatësisht recidivistë kjo në bindjen time dëshmon se politika ndëshkimore nuk e ka kryer rolin e misionit e saj përkatësisht kryerës së veprave penale të cilët janë ballafaquar me ligin nuk kanë arritur mjaftueshëm të risocializohen e të rehabilitohen që në të ardhmen të jenë persona të dobishëm për shoqërinë, andaj rrjedhimisht ju mbetet organeve ligjzbatuese që politikën ndëshkimore ta rishikojmë në drejtim të ashpërsimit të dënimeve për kategori të caktuara të veprave penale”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)