Ngjarje e rëndë në Tiranë: Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet
Një krim i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Tiranë, ku janë shënuar 2 të vrarë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe më pas është vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut.
Pas një konflikti mes dy vëllezërve, Veap Cami, 63-vjeç ka vrarë Lulzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.
(Kosova Sot Online)