![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Anija ushtarake amerikane arrin në Portin e Durrësit: Tregues i përkushtimit të NATO-s për sigurinë detare të rajonit
![Anija ushtarake amerikane arrin në Portin e Durrësit: Tregues i përkushtimit të NATO-s për sigurinë detare të rajonit](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/04/auto_usa-600x3601704366446.jpeg)
Një anije ushtarake e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Portin e Durrësit. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se vizita të tilla në Shqipëri bazohen në historinë e gjatë të demonstrimit të përkushtimit të NATO-s për sigurinë detare në të gjithë rajonin.
Përveç kësaj, në njoftimin e Forcave Detare të SHBA-së thuhet se kjo vizitë është një mundësi për rritjen e partneritetit në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë teksa të dy vendet punojnë së bashku për një Evropë stabile, të sigurt dhe të begatë.
“Vizita në port ofron një mundësi për të rritur partneritetin SHBA-Shqipëri, ndërsa të dy vendet punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Gjithashtu u jep marinarëve dhe marinarëve civilë të USNS Trenton një shans për të përjetuar kulturën unike, pamjet historike dhe mikpritjen e një aleati të NATO-s”, thuhet në njoftim.
Welcome to Albania, #USNSTrenton! ⚓️🇺🇸 The United States Naval Ship Trenton (T-EPF 5) arrived in Durrës this week for a scheduled port visit. 1/2 pic.twitter.com/kOKnHO6bpZ
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 4, 2024
(Kosova Sot Online)