Lulzim Peci: Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon

  • E.k /
  • 04 January 2024 - 13:09
Lulzim Peci: Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon

Analisti, Lulzim Peci, ka thënë se Beogradi është duke e përgatitur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër muajve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Tutje, Peci ka shkruar se perëndimi duhet ta ketë në vëmendje të plotë atë se çfarë është duke bërë Serbia në këtë fushë.

“Kjo politike e Serbisë përpos që ka për qellim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikojë edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do të detyrohen të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes saj padyshim se do të bëhet në mënyrë të heshtur edhe ndërrimi i mëtutjeshëm i strukturës etnike në këto territore”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Përpos politikës në Prishtinë dhe Tiranë, perëndimi duhet ta ketë në vëmendje të plotë atë se çfarë është duke bërë Serbia në këtë fushë. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)