Ministria e Infrastrukturës e jep tenderin për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit, vlera e kontratës gati gjysmë milion euro
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka dhënë tenderin për ndërtimin e urës së re te Liqeni i Badovcit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vlera e kontratës është 468 mijë e 522 euro, derisa fituese është shpallur kompania “Dreni Inginiering SH.P.K”
“Ndërtimi i Urës në Rrugen Nacionale N25 .2.,segmenti Prishtinë -Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badofcit”, është përshkrimi i shkurtër i kësaj kontrate.
Kontrata është dhënë me procedurë të hapur, derisa në njoftim thuhet se edhe nënshkrim i saj është planifikuar të bëhej dje.
Para tre muajsh, ura e vjetër ishte mbyllur para tetë muajsh. Ministri Liburn Aliu kisahte thënë se ishte çështje e javësh nisja e procedurave për hartimin e projektit.
“Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re”, kishte thënë Aliu.
(Kosova Sot Online )