Lexoni edhe:
Formula e pajtimit historik mes Kosovës dhe Serbisë, rikthimi i tokave të grabitura padrejtësisht
Periudhë më e ftohtë parashihet për javët e ardhshme në vendin tonë, sipas “Mendimi për motin”.
Të reshurat e borës që priten ditën e hënë dhe martë, nuk pritet të krijojnë ndonjë shtresë të theksuar dëbore, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në pjesën e dytë të javës vijuese, nga dita e mërkurë parashihen më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, megjithëse temperaturat minimale zbresin deri në -5C dhe -8C, me një tendencë që të zbresin edhe deri në -10C apo -11C, të hënën e 15 janarit.
“Periudhë më e ftohtë parashihet për javët vijuese në vendin tonë, paksa më tipike për muajin janar, megjithëse jo me temperatura ekstreme si në vendet nordike. Të reshurat e borës që priten ditën e hënë dhe martë, nuk pritet të krijojnë ndonjë shtresë të theksuar dëbore. Në pjesën e dytë të javës vijuese, nga dita e mërkurë parashihen më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, megjithëse temperaturat minimale zbresin deri në -5C dhe -8C, me një tendencë që të zbresin edhe deri në -10C apo -11C, të hënën e 15 janarit. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 2C e 4C. Më shumë vransira, ka gjasa të shtrihen në javën e tretë të janarit, pas datës 15, ku mund të ketë edhe pak reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin deri në -3C e -5C, e ato maksimal shkojnë deri në 3C e 4C”, thuhet në njoftim.
(Kosova sot Online )