
Ndërron jetë në QKUK një grua

Një grua e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, policia ka njoftuar se ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Raportohet se ajo ishte aksidentuar më 22 dhjetor.
Trupi i pajetë ësht dërguar në IML për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Malishevë 22.12.2023-00:50. Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)