![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit
![Avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/08/auto_C-3-600x3601704696491.jpg)
Avokati serb Cedomir Stokoviç është shprehur se Serbia duhet të njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe.
Komentet Stoikoviç i bëri në një emision, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi, ku politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, u dhunua barbarisht dhe u burgos, vetëm pse vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.
Ai tha se është e drejta e çdokujt të nderoi të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i interesonte nëse të tjerët e konsideronin familjen e Adem Jasharit terroriste.
“Pyetja është mëse e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Binladenit, ose mbi varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stoikoviç.
(Kosova Sot Online)