Shkaku i procedurave, familjarët nuk po mund t’i marrin trupat e dy të rinjve kosovarë që vdiqën në Hungari
Dtë rinj nga Kosova, kanë vdekur në një aksident të enjten në Hungari, përcjell “Kosova Sot Online".
Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, ishin rrugës duke ardhur për në vendlindje.
Një familjar i tyre ka njoftuar se për shkak të procedurave që i ka shteti hungarez, ende nuk janë sjellur në Kosovë trupat e tyre.
“Për shkak të procedurave të shtetit hungarez, trupat e pa jetë të vellezërve tane ende nuk kemi mundur qe ti terheqim dhe ti sjellim në Kosovë.Ky njoftim është për arsye që kemi shumë shkrime për kohën dhe vendin e varrimit. Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do ju informojmë me kohë”, shkroi Kastriot Hoxha, djali i axhës së Kushtrim Hoxhës.
(Kosova Sot Online)