![Iu vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/29/200x200_Drejtesi_polici1701279653.jpg)
Vogel: Momenti është që Spanja dhe katër shtete tjera ta njohin Kosovën
![Vogel: Momenti është që Spanja dhe katër shtete tjera ta njohin Kosovën](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/30/auto_auto_spanja-kosova1617099512-600x3601688112693.webp)
Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vogel në një postim në “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.
“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.
(Kosova Sot Online)