OBSH anulon shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në Gaza

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 19:25
OBSH anulon shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë anuloi një mision për të siguruar furnizime mjekësore në veri të Gazës dje, të dielën, pasi nuk mund të merrte garanci sigurie. 

Ishte hera e katërt që OBSH detyrohet të anulojë një dërgesë të planifikuar të furnizimeve mjekësore të nevojshme urgjentisht në spitalin Al Awda dhe farmacinë qendrore në veri të Gazës që nga 26 dhjetori.

“Tani janë 12 ditë që kur arritëm për herë të fundit në veri të Gazës”, tha zyra e agjencisë në territoret e pushtuara palestineze në platformën e mediave sociale X.

Sulmet e rënda, kufizimet në lëvizje dhe ndërprerja e telekomunikacionit e bëjnë pothuajse të pamundur shpërndarjen e rregullisht dhe të sigurt të furnizimeve mjekësore në të gjithë Gazën.

(Kosova Sot Online)