Ndërron jetë një mjek i QKUK-së

  • E.k /
  • 09 January 2024 - 09:51
Ndërron jetë një mjek i QKUK-së

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë, Halit Ibrahimi, mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet miqve dhe familjarëve të tij.

“Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024). Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria. Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)