Tiranë: 18-vjeçarja e godet me mjet prerës ish-të dashurin e saj, e bën për spital
Një vajzë 18 vjeç është arrestuar në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
E reja plagosi me mjet prerës ish të dashurin.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(Kosova Sot Online)