Ngjarje e rëndë: 36-vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit, dërgohet me urgjencë në spital
Një 36-vjeçar, është hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, duke tentuar t’i japë fund jetës sot në Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia bën me dije se i riu është transportuar drejt spitalit.
Dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Njoftimi i Policisë:
“Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36-vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)