Deklarata e Dodikut për bashkimin e Kosovës, Malit të Zi e RS-së me Serbi alarmon eurodeputetin gjerman
Në mediumit Sputnik, lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik dha një intervistë rreth çështjeve që sipas pretendimeve të tij po e shqetësojnë atë dhe mikun e tij të ngushtë, presidentin serb Aleksandar Vuciq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dodik duke folur hapur se si dëshiron të bashkojë Serbinë, Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi në një shtet.
Eurodeputeti gjerman Reinhard Bütikofer i ka bërë t’i bëjë ftesë shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell që ta merr seriozisht deklaratën e Dodikut.
“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.
.@JosepBorrellF: Please, Josep, take that seriously! https://t.co/eRhqxcT6zP
— Reinhard Bütikofer (@bueti) January 10, 2024
(Kosova Sot Online)