![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Kryeministri i Irlandës: Do të japë përkrahje që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës këtë vit
![Kryeministri i Irlandës: Do të japë përkrahje që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës këtë vit](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/11/auto_416710119_864685338740298_3715810913488183115_n-600x3601704968387.png)
Kryeministri i Irlandës, Leon Varadkar, ka thënë se është shumë i lumtur që po e zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë, duke thënë se shpreson që ta vizitoj prapë në të ardhmen, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, Varadka tha se Irlanda ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Varadkar ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për thellim të raporteve në mes të dy shteteve, derisa ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkim Evropian dhe Këshill të Evropës.
Kryeministri irlandez ka thënë se më shumë kënaqësi do të japë përkrahjen e tij që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës këtë vit.
“Kënaqësi që jam këtu në Kosovë në vizitën e parë, shpresoj ta vizitoj prapë në të ardhmen. Patëm takim konstruktiv, ishte mundësi e mirë të mësojmë për zhvillimet rajonale. Diskutuam për raportet bilaterale që po thellohen edhe tutje. Irlanda është prej vendeve të para që kemi njohur Kosovën dhe jam krenar për kontributin e ushtrisë tonë që jep në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe civilët që shërbejnë në EULEX. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Evropës. Me shumë endje do të përkrah që Kosova të bëhet pjesë e KiE sivjet. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar politikat e sigurisë me ato të BE-së dhe e di që keni pasur presione për ta bërë këtë, dhe kjo do të ndikoj në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për liritë themelore dhe trajtimin e minoriteteve”, ka thënë Varadkar.
(Kosova Sot Online)