Ato po i do Kosova por ja cili shtet ka kërkuar për t'i blerë 263 raketat 'Javelin'

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 16:19
Ato po i do Kosova por ja cili shtet ka kërkuar për t'i blerë 263 raketat 'Javelin'

Sot në Beograd Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas një njoftimi të Presidencës së Serbisë, ia ka shpalosur Aleksandër Vuçiqit, synimin e Kosovës për t’u pajisur me raketa antitank Javelin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online",

Këto armë u bënë të njohura masivisht gjatë luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës që është ende duke u zhvilluar. Ukraina është pajisur me to ndërsa është duke kërkuar ende.

Por, duket se edhe aleatë tjerë ua kanë vënë syrin këtyre armëve.

Në dhjetor të vitit të kaluar u bë e ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme të raketave Javelin dhe pajisjeve që lidhen me to për qeverinë rumune, për një kosto rreth 80 milionë dollarë, kishte njoftuar Agjencia e Bashkëpunimit për Siguri dhe Mbrojtje.  

 Kjo Agjenci kishte bërë të ditur po ashtu se me 12 dhjetor e kishte njoftuar edhe  Kongresin Amerikan  për këtë shitje të mundshme.

Sipas njoftimit, Rumania synon të blejë 263 raketa Javelin FGM-148F dhe 26 njësi lëshimi të komandave me peshë të lehtë Javelin.

Për më tepër, marrëveshja përfshin gjithashtu trainues të aftësive bazë të produktivitetit të zgjeruar, raunde simulimi të raketave, asistencën teknike të Drejtorisë së Menaxhimit të Asistencës së Sigurisë (SAMD), asistencën teknike të Zyrës së Projektit të Raketave Ajrore Taktike (TAGM), pajisje dhe shërbime të tjera shoqëruese, dhe elementë të tjerë të lidhur me logjistike dhe mbështetje programore.

Kontraktorët kryesorë do të jenë Raytheon/Lockheed Martin Javelin Joint Venture nga Orlando, FL dhe Tucson, AZ.

Shitja e propozuar “do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, tha i njëjti burim.

Gjithashtu do të “përmirësojë aftësinë e Rumanisë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ndërtuar kapacitetin e saj afatgjatë të mbrojtjes në përputhje me kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare”.

Vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit i SHBA miratoi gjithashtu një shitje të mundshme të tankeve M1A2 Abrams dhe pajisjeve të lidhura me qeverinë rumune për një kosto të vlerësuar prej 2.53 miliardë dollarë.


(Kosova Sot Online)