Istog: Vëllai e raporton të zhdukur vëllain, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më
Një person është zhdukur në fshatin Baicë të Istogut, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një person ka raportuar se vëllai i tij (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)