Dogana e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro

  • E.k /
  • 12 January 2024 - 15:50
Dogana  e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kuadër të planin Operativ kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet vijës së gjelbër/rrugëve malore të paautorizuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Vitisë kanë realizuar edhe një operacion.

“Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro”, vijon njoftimi.

Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar.

(Kosova Sot Online)