Përparim Rama prezanton sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Prezantimi i këtij projekti do të bëhet në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, me fillim nga ora 11:00.
“Nesër, e shtunë, 13.01.2023, ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush””, thuhet në njoftim.
Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim për disa javë, deri kur Rama kishte njoftuar se do të shndërrohej në shesh.
(Kosova Sot Online )