
Bajraktari: Shuma e mbledhur nga Fondi për Siguri, s’hynë në kategorinë e Informacioneve të klasifikuara

Avokati, Ardian Bajraktari, ka thënë se kërkesa e opinionit publik për të ditur shumën e mbledhur nga Fondi për Siguri, nuk hynë në kategorinë e Informacioneve të Klasifikuara dhe si e tillë ajo duhet zbuluar, trasmeton “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se hapja e tyre, duke i marrë në konsideratë kërkesat ligjore të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, është veprim që duhet bërë institucionet dhe kërkesat e shoqërisë civile, janë tejet legjitime.
“Prandaj hapja e tyre, duke i marrë në konsideratë kërkesat ligjore të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, është veprim që duhet bërë insitucionet dhe kërkesat e shoqërisë civile, janë tejet legjitime dhe shkojnë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies”, ka shkruar Bajraktari.
(Kosova Sot Online)